Samsung në Javën e Prezentimeve ka shfaqur teknologjinë e re të ekraneve elastike të cilat duken paksa si një trampolinë.
Prototipi i ekranit OLED elastik i cili dhe mund të tërhiqet, të cilin Samsung e quan të vetmin e llojit të tij, mund të lakohet në dy drejtime, ndryshe nga disa ekrane fleksibile të cilët mund të formohen vetëm në një drejtim (si të lakuar, të palosur apo të rrotulluar).
Kur e prek ekranin nga lartë, shtypet si një ballon prej gome, por më pas kthehet përsëri në formën origjinale të drejtë, shkruan cnet.
“Ekrani kur tërhiqet nga lart apo poshtë, apo edhe kur shtypet, ka mjaftueshëm elasticitet sa të rikthehet në gjendje fillestare”, ka thënë Samsung.
Ekrani elastik OLED mund të zgjatet në të dy drejtimet deri në 12 milimetra, duke mos humbur imazhin që është duke treguar.
Ky ekran i avancuar mund të përdoret për teknologji të ndryshme, duke përfshirë inteligjencën artificiale dhe ekranet e automjeteve.
Parashikohet se tregu për ekranet fleksibile do të vazhdojë të rritet në vitet e ardhshme.
Samsung duke mbajtur kryesimin në teknologjinë e ekraneve, nuk ka dështuar të mbajë këtë vend. /Insajderi.com