×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Samsung prezanton risinë e tij që do të ndihmojë të apasionuarit e lojërave kompjuterike

    Insajderi
    18 September 2023 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Website-i i ri dhe kanali në YouTube do të ofrojnë këshilla rreth lojërave kompjuterike nga ekspertë dhe lojtarët më me emër.

    Samsung Electronics ka krijuar një program të ri inovativ trajnimi për të ndihmuar lojtarët e lojërave kompjuterike të çojnë aftësitë e tyre në një tjetër nivel.

    Platforma e lojërave “‘Embrace your game ” nga Samsung dhe kanali në YouTube “Samsung Global ” do të ofrojnë njohuri dhe udhëzime nga ekspertët dhe lojtarët më të mirë të lojrave kompjuterike. Gjithashtu, në kë platformë do të ketë sesione trajnimi tërheqëse, interaktive, seminare dhe mësime, plus shumë përmbajtje të tjera rreth lojërave për të përmirësuar çdo kategori lojtarësh. Nisma do të përfshijë gjithashtu prezantimin paraprak të produkteve dhe teknologjisë më të fundit të lojërave kompjuterike të Samsung.

    Seksioni i trajnimit për lojtarë të nivelit të lart në platformë do të përfshijë truket, këshillat dhe sekretet mbi mënyrën më të sofistikuar për të mposhtur kundërshtarët në Diablo Immortal® dhe si të zhvilloheni si një lojtar në World of Warcraft®.

    Ky nivel, i diponueshëm për çdo kategoti lojtari, nga rastësor në lojtarët e nivele të larta, do të ofroj tituj përtej telefonit, kompjuterit apo tastierës.

     “Samsung dëshiron të ndihmojë të apasionuarit pas lojërave kompjuterike. Trajnimi i lojtarëve do të ndihmojë një numër të madh të apasionuarish në të gjithë Evropën të jenë më të mirët që mund të jenë në lojëra , duke marr kënaqësi maksimale nga lojërat e tyre, “tha Benjamin Braun, Shefi i Marketingut, Samsung Europe. “Ne jemi krenar që po punojmë me disa trajnerë fantastikë dhe krijues të lojërave, përfshirë Randolph. Ne jemi gjithashtu të emocionuar për partneritetin me Activision Blizzard për këtë iniciativë, pasi ndajmë një vizion të përbashkët për fuqizimin e një brezi të ri lojtarësh ambicioz”. Nisma embrace your game’ do t’i ndihmojë të gjithë të ndiejnë se i përkasin botës së lojrave kompjuterike dhe se janë në gjendje të marrin vendime në lidhje me teknologjinë lojërave kompjuterike. Kjo  do ta bëjë lojën kompjuterike një pjesë të kulturës evropiane.”

    Lojtarët e nivelit të lartë dhe krijuesit e përmbajtjes që do të shfaqen në Level Up përfshijnë:

    QueenE: E aftë, argëtuese, eksperte e Overwatch® 2. Me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, kjo transmetuese suedeze është e famshme për komentet e saj të hollësishme dhe këshillat e zgjuara për lojërat. Ajo ishte menaxhere e përgjithshme e ekipit suedez në Kupën e Botës Overwatch 2018 dhe fituese e medaljes bronzi (seksioni i femrave) në Kampionatin Botëror të IeSF StarCraft® 2.

    AnnacakeLIVE: Transmetuese e përkushtuar në Twitch. Magjeps shikuesit me personalitetin e saj të shkëlqyeshëm dhe lojërat në Diablo®. Aktualisht ajo jeton në Frankfurt të Gjermanis

    LittleMoTAC: Transmetuese aktive në  Overwatch 2, avokate vokale për diversitetin dhe përfshirjen, e cila ka nxitur zhvillimin e lojërave kompjuterike.

    Rage Darling: Krijuese e përmbajtjes së World of Warcraft, duke sjellë një përvojë gjithëpërfshirëse dhe pozitive.

    Për ata që kërkojnë monitorët, telefonat dhe produktet e tjera më të mira për të maksimizuar konfigurimin e pajisjeve të tyre të lojërave, seksioni i harduerit të trajnimit të “Gamer” do të ketë këshilla për të gjitha kategoritë e lojtarëve. Kjo do të mbulojë gjithçka, nga thjesht kërkimi i televizorit më të mirë të lojërave deri te ndërtimi i një PC të personalizuar nga e para, ndryshimi i GPU-ve ose zbulimi i kartave SSD më të mira. Duke u përshtatur për të gjitha llojet e pajisjeve të lojërave, pavarësisht nëse është PC apo lojëra përmes tastierës në divanin tuaj, platforma do të mbajë informacionin përkatës për të gjithë.

    Eksperti i harduerit është Alex Brooks i TechFlow. Alex është një njohës i teknologjisë, i famshëm për rishikimet e tij të përpikta dhe mësimet informative. Ai ka më shumë se 460 mijë ndjekës në mediat sociale.

    Trajnimi i lojtarëve është pjesë e platformës së re të Samsung ” Embrace your game’, e cila pranon se nuk ka më një lloj lojtari, por  një komunitet të larmishëm dhe të gjallë. Samsung ka zhvilluar një sërë produktesh lojrash që lejojnë çdo lojtar të personalizojë konfigurimin e tij për t’iu përshtatur atij dhe stilit të tij, duke ditur që produktet më të mira krijojnë përvoja të jashtëzakonshme për lojtarët.

    Produktet “Embrace your game ” përfshijnë:

    · Monitorin Odyssey OLED G9 paraqet raportin e parë të ekranit DQHD OLED 32:9 në botë. Neo Quantum Processor Pro për cilësi të jashtëzakonshme të detajuar të figurës, duke përdorur AI për të përcaktuar se cilat pjesë të një imazhi duhet të përmirësohen. Monitori i ri shfaq gjithashtu Gaming Hub [1]të Samsung, një aplikacion i bazuar në renë kompjuterike që do të thotë se nuk ka nevojë për tastierë ose ngadalësime në shkarkimin e lojërave.

    · Smartfoni S23 Ultra Galaxy përfshin një çip Qualcomm Snapdragon 8 Gen 2, procesori më i shpejtë në treg. 928,1 GB hapësirë ruajtëse. Kapaciteti i baterisë deri në 25 orë për luajtje LTE dhe Wi-Fi.

    · Televizor 65” QN90C Neo QLED 4K HDR. Teknologjia kuantike me mini LED për të krijuar një pamje tepër të mprehtë. Procesori Neural Quantum 4K, përdor AI dhe 20 rrjete algoritmesh për të optimizuar zërin, shkëlqimin, ngjyrën dhe detajet.

    Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni https://www.samsung.com/uk/game-portal/


    [1] Disponueshmëria varion sipas tregjeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark