×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Samsung prezanton smartfonin e parë në botë me 4 lente kamerash

    Insajderi
    12 October 2018 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Samsung zbuloi sot versionin Galaxy A9 për vitin 2018, i pari smartfon në botë që ka kamera me katër lente.

    Telefoni supozohet të jetë i nivelit mesatar, por megjithatë, ai vjen me ekran 6.3 inch, amoled, dhe me rezolucion tepër të lartë, 2220×1080.

    Përveç kësaj, procesorin e ka Snapdragon 660 dhe kartën grafike GPU Adreno 512, transmeton tch.

    Memorja e brendshme është 128 GB, që mund të zgjerohet në 512, me kartë memorieje, ndërsa variantet e RAM-it janë 6GB dhe 8GB.

    Bateria është 3800 mAh dhe porta e karikimit është USB Type-C.

    Pjesa e veçantë është kamera 24 MP, e cila ka katër lente, për herë të parë në një telefon Samsung. Kjo mundëson zoom optik x2 dhe sensor thellësie 5MP. Kamera e selfie-t vjen me 8MP, me fushë shikimi ultra-të gjerë.

    Por çmimi nuk duket dhe aq mesatar, pasi do të shitet për 600 euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark