“Samsung” ka zbuluar telefonin e tij të shumëpritur që paloset dhe u kërkoi zhvilluesve të “Android”-it që të fillojnë të krijojnë aplikacione për pajisjen e re. Kompania e Koresë së Jugut ka nevojë të përsosë telefonin e palosshëm për të shmangur rënien në fitime të divizionit të celularëve dhe për të mbajtur hapin e “Apple”. Telefonat që palohen premtojnë ekranin e një tableti të vogël në një pajisje që mbahet në xhep. Në zbulimin në San francisco, Justin Denison, një zëvendëspresident i lartë i marketingut të produkteve mobile, tregoi një prototip të celularit të ri. I palosur në dysh, duket sikur i ngjante një telefoni të trashë, por “Samsung” nuk u dha medias apo zhvilluesve një shans për të prekur apo parë pajisjen afër.
Dave Burke, nënkryetar i inxhinierisë për platformën softuerike të “Google Android”, tha në një konferencë në Kaliforni se “Samsung” planifikuar për të futur një pajisje të re me bazë Android në fillim të vitit të ardhshëm. “Ne presim të shohim produkte të palosshme nga disa prodhues të Android”, tha ai. Kreu i “Google i Android UX”, Glen Murphy, ishte gjithashtu në skenë me “Samsung” dhe tha se “Google” do të punonte me komunitetin e zhvilluesve për të sjellë më shumë karakteristika në telefon.
Samsung” tha se do të ishte gati për prodhim masiv në muajt e ardhshëm. “Samsung” është nga të paktët zhvillues që punojnë me telefonat e palosshëm. “Huawei” ka thënë se po planifikon të lançojë një smartphone 5G me një ekran të palosshëm në mes të vitit 2019.