Samsung rikuperon metalet e çmuara nga Galaxy Note 7 - Insajderi
×
Teknologji

Samsung rikuperon metalet e çmuara nga Galaxy Note 7

Insajderi
18 July 2017 - 09:18
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjigandi i elektronikës Samsung tha ditën e Marte se do të rikuperojë 157 ton metale të ralla nga telefonët e Galaxy Note 7 të tërhequra nga tregu në përpjekje për të minimizuar dëmin e shkaktuar ndaj ambientit por edhe financave të kompanisë.

Samsung tha se do të përdorur komponentët si modulet e kamerave, çipet dhe ekranet për riparime të pajisjeve të dëmtuara.

Gjithashtu do të rikuperojë metale si kobalt, bakër, ar dhe argjendt nga komponentët që sdo të përdoren më.

Prodhuesi numër 1 i telefonëve po përpiqet të lërë pas tragjedinë e Note 7-ës e cila i kushtoi kompanisë 5.4 miliard dollar.

Sipas analistët shitjeve e Galaxy S8-ës, produkti i cili do të ndryshonte historinë, kanë qenë të shëndetshme. Firma ka shitur 3,06 milion Note 7 tek konsumatorët përpara se të shfaqeshin problemet me baterinë.

Pak javë më parë kompania lançoi një version të riparuar të Note 7-ës në Kore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark