×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Samsung rrezikon një tërheqje të dytë nga tregu të Galaxy Note 7-tës

    Insajderi
    07 October 2016 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Samsung rrezikon të përballet një fushatë të dytë të tërheqjes masive nga tregu të Galaxy Note 7-tës pas incidentit që ndodhi në një fluturim ajror në SHBA gjatë javës.

    Administrata Federale e Aviacionit në SHBA filloi hetimet rreth ngjarjes ku telefoni i një pasagjeri të Southwest Airlines u përfshi nga tymi. Situata u mor nënkontroll menjëherë dhe udhëtarët u evakuan të gjithë pa asnjë dëm, shkruan pcworld.al.

    Prodhuesi Korean është zhytur në një krizë që kur telefonët e saj Galaxy Note 7 shpërthyen në flakë në ditët e para të shitjes gjatë muajit Gusht. Samsung menjëherë mori masa dhe zëvendësoi 2,5 milion telefonë në të gjithë botën duke thënë se kishte zbuluar dhe riparuar shkakun.

    Impakti financiar i kësaj krize ka filluar të ndihet sepse Samsung raportoi një rënie të ritmit të rritjes pas 5 muajsh raporte pozitive.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark