Gjiganti i teknologjisë nga Korea e Jugut raportoi se gjatë tre muajve ka arritur të ketë fitim 7.9 miliardë dollarë, deri në 50 për qind nga një vit më parë për nivelin më të lartë në tre vjet.
Ngritja e Samsung vjen pas një goditje që kishte marrë në problemet me telefonat “Note 7”, të cilët kishin defekte me zjarr në bateritë e tyre, duke shkaktuar rrezik për përdoruesit, raporton CNN.
Ani pse në tremujorin e kaluar Samsung vuante pasojat e “Note 7”, ata kanë arritur të kenë një rritje fitimi për 12 për qind bazuar në raportin e fundit. Këtij suksesi i bashkëngjitet edhe shitja e suksesshme e Samsung Galaxy 7.
Në muajt e ardhshëm kompania do të nxjerrë së shpejti modelin e ri të “Galaxy S8”,i cili gjithashtu do të jetë një test kyç i besimit të konsumatorëve ndaj markës së njollosur./Insajderi.com