Një version i ri i Galaxy S7 po bëhet gati të debutojë gjatë kësaj vere e cila duket të rezultojë goxha e nxehtë. Informacioni vjen Vietnami me disa imazhe të asaj që besohet të jetë Galaxy S7 Active.
Ajo që realisht ofron ky variant i telefonit është e gjitha në dizajnin e jashtëm shoqëruar nga një bateri me kapacitet më të lartë dhe tre butona fizikë. Dy modelet e Galaxy S7-tës këtë vit janë rezistent ndaj ujit prandaj nuk ngelet shumë për të provuar me S7 Active kur të debutojë, shkruan pcëorld.al
Sigurisht mund të prisni një dizajn prej metali dhe xhami dhe një skaner të shenjave të gishtërinjve. Sa i përket një date ekzakte debutimi, Galaxy S6 Active vitin e kaluar u zbulua në Korrik, prandaj prisni që e njëjta histori të përsëritet edhe për S7 Active.