Këtë vit, Samsung Galaxy S10+ do ta ketë edicionin e vet për Olimpiadë. Versioni Prism White i telefonit do ta ketë logon e lojërave “Tokyo 2020” në anën e pasme.
Do të krijohen vetëm 10.000 njësi të telefonit Galaxy S10+ Olympic Game Edition, në fund të korrikut. Docomo është provajder ekskluziv në Japoni dhe ai do ta shesë telefonin me një çmim prej rreth 900 euro. Tani për tani nuk dihet nëse telefoni do të jetë në dispozicion edhe jashtë Japonisë, shkruan KOHA Ditore.
Versionet e mëparshme të telefonave specialë të Samsungut për Olimpiadë përfshinin: Galaxy Note8 (2018), Galaxy S7 edge (2016), Galaxy Note 3 (2014) dhe Galaxy Note (2012).