×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Samsung do të fillojë testimin e makinave të automatizuara

    Insajderi
    03 May 2017 - 09:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Samsung mori dritën jeshile për të testuar makinat me sistem vetëdrejtimi në rrugët Koreano Jugore.

    Ky detaj u zbulua nga Ministria e Transportit të këtij vendi e cila dha aprovimin në fjalë për Samsung. Sipas Korea Herald, kompania do të përdorë një makinës model Hyundai për testimet.

    Nga ana tjetër zyrtarë të kompanisë kanë mohuar çdo spekulim lidhur me mundësinë e prodhimit të makinave Samsung. Makinat Hyundai do të pajiset me sensorë lazer dhe radarë të ndërtuar nga kompani të tjera dhe me softuerët e inteligjencës artificiale të Samsung.

    Qëllimi i kësaj nisme është “trajnimi” i inteligjencës artificiale për drejtimin e automjetit në kushte të ndryshme përfshirë dhe kushte të rënda atmosferike.

    Sipas Ministrisë Samsung ka planikuar edhe ndërtimin e moduleve kompjuterike dhe sensorëve. Në Nëntor të vitit të kaluar kompania bleu firmën Amerikane Harman e cila zhvillon softuerë dhe komponentë të tillë për 8 miliard dollar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark