Është folur prej kohësh për ekranet OLED të iPhone 8 dhe sipas gazetës Koreano Jugore The Investor do të jetë Samsung kompania e cila do ti prodhojë.
Konkretisht do të prodhohen 160 milion panele OLED për iPhone 8. Dy gjigantët e industrisë kishin një marrëveshje për 100 milion njësi por raporti më i fundit thotë se firma e Cupertinos ka rritur kërkesën.
Samsung dominim këtë sektor. Kompania prodhon 95% të ekraneve OLED në mbarë botën. Rivali më i afërt është LG i cili në të ardhmen mund të jetë një prej furnizuesve të Apple.
Me ndryshim radikale që pritet të vinë në iPhone 8, analistët sugjerojnë se ky model do të fillojë të prodhohet më herët sesa ka ndodhur në të kaluarën.
Ditën e djeshme u zbulua një detaj tjetër që lë të kuptohet se iPhone 8 do të ketë teknologjinë e ngarkimit wireless.