×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Samsung do të rishesë Galaxy Note 7 me bateri më të vogël

    Insajderi
    22 February 2017 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koreja e Jugut. Samsung do të rikthejë në shitje telefonat Galaxy Note 7 por me një bateri më të vogël.

    Në vend të një baterie 3,500 mAh, kompania do të pajisë telefonat me një bateri nga 3,000 deri në 3,200 mAh. Note 7 do të shitet si një telefon i përtërirë.

    Kjo lëvizje do të ndihmonte kompaninë të rikuperonte disa miliona dollar humbje shkaktuar nga telefoni famëkeq. Megjithatë rishitja do të ishte e rrezikshme sepse është pikërisht Note 7 e cila dëmtoi shumë markën e Samsung.

    Shitja e një telefoni i cili në të kaluarën mund të ketë qenë makthi i shumë përdoruesve nuk është mënyra e duhur për të tërhequr konsumatorët.

    Sipas raportit, Samsung do të shesë këto modele në tregjet në zhvillim. Samsung do të prezantojë telefonin e parë të rangut të lartë të post epokës Note 7 në muajin Mars.

    Samsung Note 7 është hequr nga tregu pasi merrte flakë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark