Pas hedhjes me sukses në treg të Galaxy S8 dhe S8 Note, Samsung ka vendosur të rikthehet në tregu me hibridin Galaxy Note 8.
Bëhet fjalë për linjën e produkteve gjysmë tablet, gjysmë telefon, që janë pagëzuar me emrin “Phablet”.
Galaxy Note 8 do të kompensojë edhe imazhin e dëmtuar të këtyre produkteve pas problematikës së Galaxy Note 7, që kompania koreano-jugore e tërhoqi nga tregu për shkak të problematikës me baterinë.
Kjo pajisje do të mbërrijmë me një ekran prej 6 polësh dhe ashtu si Galaxy S8 dhe S8 Plus, butoni fizik është zëvendësuar nga një buton në “touchscreen”.
Pjesa e pasme është ajo që vjen me më shumë risi. Samsung “kopjon” iPhone 7, OnePlus 5 dhe Huawei Mate 9 me dopjo-kameran e tij. Ngjitur me kameran është vendosur edhe sensori i njohjes së gishtërinjve për zhbllokimin e pajisjes.
Galaxy Note 8 pritet të prezantohet nga Samsung në muajin gusht, duke i paraprirë produkteve të rivalit më të madh, Apple, që sipas traditës në shtator do të prezantojë iPhone 8.