Qyteti amerikan, San Franciskos ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së lisë së majmunëve, tha kryebashkiaku London Breed.
San Francisko raportoi rastin e parë më 3 qershor dhe numri i rasteve vazhdon të rritet. Rreziku për popullatën e përgjithshme besohet të jetë i ulët sepse sëmundja nuk përhapet lehtësisht përmes ajrit si Covid.
Por kjo është hera e parë që virusi është përhapur në të njëjtën kohë në shumë shtete dhe numri i të sëmurëve po rritet në San Francisko – tha ai., transmeton Insajderi
Gjatë fundjavës, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli një emergjencë globale për shkak të sëmundjes.
“Kjo gjendje e jashtëzakonshme do të na ndihmojë të përgatitemi më mirë për përhapjen e virusit”, tha ai.