Senatorët Bernie Sanders dhe Ted Cruz, dy kandidatë që duket se nuk kanë gjasë për triumf përfundimtar në zgjedhjet partiake për nominim presidencial në Shtetet e Bashkuara, kanë shënuar fitore të rëndësishme në shtetin, Viskonsin.
Rrjeti televiziv CNN ka raportuar se në zgjedhjet partiake në Partinë Demokratike në Viskonsin, zoti Sanders ka fituar 56.4% të votave, ndërsa kandidatja që konsiderohet favorite për ta fituar nominimin, Hillary Clinton, fitoi 43.3%.
Megjithatë, për nga numri i delegatëve, zonja Clinotn, ish-sekretare amerikane e shtetit, vazhdon të kryesoj me 1,778, derisa Sanders ka 1,097 delegatë.
Në Partinë Republikane në Viskonsin ka fituar senatori, Ted Cruz, me 48.3% të votave, ndërsa favoriti, Donald Trump, fitoi 35.1% të votave.
Megjithatë, zoti Trump ka më së shumti delegatë – 743, ndërsa Cruz është i dyti me 510 delegatë./rel