Kërkoi falje për krime lufte në Kosovë, dërgohet në paraburgim Sandulloviq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkoi falje për krime lufte në Kosovë, dërgohet në paraburgim Sandulloviq

    Insajderi
    05 January 2024 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikolla Sandulloviq, është paraburgosur një ditë pasi ai u rrah brutalisht nga BIA serbe për shkak të homazheve dhe kërkim faljes për krimet serbe të kryera në Kosovë, lajmin e ka konfirmuar Prokuroria e Nishit për Radion Evropa e Lirë.

    Avokati, Çedomir Stojkoviq ka njoftuar opionin se prokurori publik në Nish ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sandulloviq.

    “Këtu mund të shihni vendimin/urdhrin e Prokurorit të Lartë Publik nga Nishi për arrestimin e Nikola Sanduloviqit për:  “Në rrjetin social X ka postuar se ka vendosur lule mbi varret e shqiptarëve në Kosovë”. Putin arreston dhe rreh rusët nëse vendosin lule për ukrainasit e vdekur. Vuçiq arreston dhe rrah serbët nëse vendosin lule mbi varret e shqiptarëve. Serbi = Bjellorusi. Aleksandar Vuçiq = Sllobodan Milosheviq. Putin = mjeshtër i Serbisë. Nata është e errët dhe plot tmerre… Dhe mobilizimi në Serbi po afron…”, ka shkruar Stojkoviq.

    Avokati Stojkoviq ka postuar në rrjetin social X edhe urdhërin e Prokurorit të Lartë Publik nga Nishi për arrestimin e Nikola Sanduloviqit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark