Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq paralajmëron se edhe ky shtet do të veproj njëjtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq paralajmëron se edhe ky shtet do të veproj njëjtë

    Insajderi
    10 January 2025 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Departamenti amerikan i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e ka futur nën sanksione ndërmarrjen NIS të Serbisë.

    Për këtë vendim ka reaguar presidenti serb, Alleksandar Vuçiq, i cili tha se Serbia nuk mund të bëjë asgjë për të ndryshuar këtë vendim.

    Ndër të tjera, ai paralajmëroi se edhe Britania e Madhe shpejt pritet t’u bashkohet këtyre sanksioneve.

    “Sipas informacioneve që kam, edhe Britania e Madhe do t’u bashkohet sanksioneve amerikane ndaj NIS-it – në këto momente ose më së largu të hënën, por edhe pjesa më e madhe e vendeve evropiane”, citohet të ketë thënë Vuçiqi në një konferencë për media.

    Sipas tij, sanksioneve do t’u bashkëngjiten edhe kompani evropiane sepse, siç u shpreh ai, “askush nuk do të dëshirojë të rrezikojë”.

    “Sanksionet amerikane janë shumë, shumë të ashpra dhe kanë pasoja shumë serioze ndaj atyre që i shkelin”, potencoi kreu i shtetit serb.

    Vendimi i ShBA-së për sanksione ndaj Industrisë Serbe të Naftës ka të bëjë me faktin se mbi 50 për qind e aksioneve të kompanisë janë në pronësi të GAZPROM-it rus.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark