Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë forcuar presionin mbi Korenë e Veriut mes frikës se shteti problematik mund të jetë shkak i një lufte botërore.
Senatorët kanë miratuar një ligj për të forcuar sanksionet mbi programin nuklear të Kim Jong-Un dhe kanë dënuar lëshimin e raketës me rreze të gjatë veprimi javën e kaluar.
Lëshimi ka ardhur pasi që ata kanë lëshuar një satelit dhe kanë testuar bombën me hidrogjen për herë të par, shkruan Express.co.uk, raporton Insajderi
Ky ligj do të sanksionojë të gjithë ata që i ndihmojnë Koresë së Veriut në armatosje, rrit tregtinë e saj apo ndihmon në shkeljen e të drejtave të njeriut.
Ligjvënësit nga SHBA kanë kritikuar Kinën, aleatin e madh të Koresë së Veriut për “bllokimin” ndaj SH BA-ve për të imponuar ndonjë aksion.
Senatori republikan Bob Corker ka thënë se Kina është një faktor që do të mund të ndihmonte në zgjidhjen e këtij problemi, por ajo po e bllokon këtë proces
“Kina, entiteti i cili mund të bënte diçka në këtë drejtim është duke e bllokuar aksionin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, aksion i cili po bëhet në këtë drejtim në baza multilaterale”, është shprehur Corker.
Ndërkaq demokrati Ben Cardin ka thënë se është me rëndësi që të fitohet mbështetja ndërkombëtare në këtë drejtim.
“Do të ishte shumë më efektive nëse do të mund të arrinim që komuniteti ndërkombëtar të na mbështes”, ka thënë Cardin, raporton Insajderi
Sipas raportimeve Pyongyang ka rilëshuar një reaktor produktiv me plutonium dhe mund të fillojë të grumbullojë rezerva të plutoniumit për reaktorin e saj nuklear.
Koreja e Veriut kishte njoftuar në vitin 2013 për planet e saj për rinovoj dhe rifilloj pajisjet e saj nukleare, të përfshijë edhe objekte pasurimi të uraniumit në Yongbyon dhe në reaktorin e saj të moderuar të plutoniumit, i cili ishte prishur në vitin 2007.
Drejtori i Inteligjencës Nacionale të SHBA-ve James Clapper ka thënë se kanë vlerësuar që Koreja e Veriut ka vazhduar ashtu siç kishte njoftuar duke zgjeruar aktivitetin e saj nuklear.
“Ne vlerësojmë që Koreja e Veriut ka vazhduar sipas planit të saj për zgjerimin e objektit të saj pasurues në Yangbyon dhe ka rifilluar reaktorin e saj për prodhimin e plutoniumit”, ka treguar ai.
“Më tutje në vlerësojmë se Koreja e Veriut ka ka operuar me reaktorin mjaftueshëm që të mund të fillojë rikthejë plutoniumin nga karburanti i shpenzuar i reaktorit brenda disa javëve apo muajve”, ka treguar më tutje Clapper.
Ndëshkimet për ndihmë ndaj Koresë së Veriut përfshijnë edhe konfiskimin e aseteve, ndalimin e vizave dhe bllokimin e kontakteve qeveritare./Insajderi.com