
Raportohet se biznesmeni rus Roman Abramovich nuk mund të kryej pagesat e tij për shkak të bllokadave të aseteve të tij si rezultat i sanksioneve të Britanisë ndaj oligarkëve rusë, transmeton Insajderi.
Sipas shtypit britanik, thuhet se Abramovich e ka “lutur” rrethin tij të ngushtë për t’i marrë 1 milion paund hua për shkak se nuk po mund t’i kryej pagat e punëtorëve të tij.
Është raportuar se Roman Abramovich ka rënë në një situatë të vështirë ekonomike pas sanksioneve të vendosura ndaj oligarkëve rusë për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Sipas lajmeve të shtypit britanik, Roman Abramovich iu lut miqve të tij në Hollywood dhe Wall Street që t’i jepnin 1 milion paund për të mbajtur në këmbë biznesin e tij.
Abramovich i cili është pronari i Klubit të Futbollit Chelsea, iu ishte ngrirë e tërë pasuria për shkak të lidhjeve të tij me Vladimir Putin. Si rezultat. ai kërkoi hua prej 765,000 paund nga rrethi i partnerëve të pasur për shkak se nuk mund të paguajë më stafin e tij, që pretendohet se i kushton. 600 mijë paund në javë.
Sipas shtypit britanez, regjisori hollivudian Brett Ratner, ishte një nga miqtë e Abramovich nga i cili kërkonte hua. Po ashtu është raportuar se oligarku rus Abramovich, për të marrë hua iu referua edhe familjes Rothschild, nga të cilët morri përgjigje negative.
Ndryshe në Mbretërinë e Bashkuar, Roman Abramovic dhe familja e tij kanë një pasuri pronash me vlerë mbi 250 milion paund së bashku me Chelsea, i cili aktualisht është në shitje.
Sipas Forbes, pasuria aktuale neto e Abramovich vlerësohet në rreth 14 miliardë dollarë./Insajderi/