Nëse Arabia Saudite vendos sanksione për eksport të mallrave në Katar, të cilat shërbejnë për përfundimin e disa projekteve që kanë të bëjnë me Kampionatin Botëror në futboll i cili do të mbahet në Katar në vitin 2020, vonesa në përfundimin e tyre është e pashmangshme, deklaroi analisti për çështje të Lindjes së Mesme, Naser al-Tamimi.
Katari ka në plan të ndërtojë nëntë stadiume futbolli të madhësisë së mesme dhe të madhe, në të cilat do të zhvillohen ndeshjet e kampionatit.
Tamimi tha për Anadolu Agency se Katari importon sasi të mëdha të materialeve ndërtimore nga Arabia Saudite, ku spikasin çimento, çeliku ndërsa importon edhe ushqim.
“Nëse ndalohet eksporti nga Mbretëria, atëherë kjo nënkupton se Katari do të duhet të importojë nga ndonjë shtet tjetër që do të rrisë koston, por mund të shkaktojë edhe vonesa në përfundimin e disa projekteve që kanë të bëjnë me Kampionatin Botëror të FIFA-s”, tha ai për të shtuar se mbyllja e hapësirës ajrore për një kohë të caktuar mund të vonojë realizimin e projekteve.