Policia e Tiranës ka shoqëruar në stacion tre persona, të cilët tentuan ta shpalosnin një banderolë pranë perimetrit të sigurisë ku po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit.
Njëri nga protestuesit që u shoqërua në polici është edhe Adriatik Kurti, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje qendra në Shqipëri.
Kurti me bashkëprotestuesen tjetër, Arilda Lleshi, thanë për Euronews Albania se nuk janë përfaqësues të asnjë force politike, thjesht donin të përcillnin në mënyrë paqësore mesazhin e tyre për liderët e BE-së.
Gjatë momentit të shpalosjes së banderolës, u arrestua protestuesi i tretë, Arbër Lleshi.
Menjëherë pasi përfunduan deklaratën për media, edhe ata u shoqëruan nga policia.