Sapo kishte nisur punën, vdes punëtori në Shëngjin pasi u rrëzua nga skelja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sapo kishte nisur punën, vdes punëtori në Shëngjin pasi u rrëzua nga skelja

    Insajderi
    15 April 2023 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën, pasi ka rënë nga skelat e një pallati në Shëngjin.

    Mësohet se shtetasi Arjan Lazri, 45 vjeç ka ndërruar jetë  gjatë dërgimit për në spitalin e Lezhës.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit në Kune të Shëngjinit. Mësohet se 45-vjeçari, banues në Kallmet, ka qenë duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, nga ku ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve fizike, ai ka ndërruar jetë brenda pak orëve.

    Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale administratorin e firmës që po kryen punimet në këtë objekt, shtetasin A. K.

    Gjithashtu, grupi hetimor vazhdon veprimet verifikuese hetimore në lidhje me zbatimin e rregullave teknike në punë dhe të dokumentacioneve, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ TCh/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark