Sara deklaron se ka tentuar të dalë nga BBVA, por produksioni nuk e ka lejuar – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Sara deklaron se ka tentuar të dalë nga BBVA, por produksioni nuk e ka lejuar

    Insajderi
    26 January 2024 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një zhvillim të papritur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 3”, modelja dhe prezantuesja e njohur Sara Gjordeni ka ndarë me me një nga banoret e saj një përvojë të brendshme që ka kaluar ditët e fundit.

    Në një bisedë të fshehtë me konkurrenten Rike Roçi, Sara ka shprehur se ka pasur një moment dobësie ku ka dashur të largohej nga gara.

    Sara ka treguar se të hënën ka bërë përpjekje të largohet por është përballur me një ndalim nga ana e produksioni.

    “Ti e di që unë të hënën kam tentuar të iki. Më kanë mbajtur këtu. Ja ta them unë. Dhe s’më kanë lënë të iki, veçse nga kjo histori”, ka rrëfyer ajo, duke zbuluar se është ndjerë e lodhur nga presioni.

    Komenti i Rikes ka pasur më shumë të bëjë me rregullat e programit, duke i kujtuar Sarës se disa gjëra nuk duhen ndarë hapur me publikun: “Mos e thuaj, se s’duhet të thuhet”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark