Sara e mbyll në tualet, Françeska shpërthen në lot: Mu kujtua momenti kur më bullizonin sa isha adoleshente – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Sara e mbyll në tualet, Françeska shpërthen në lot: Mu kujtua momenti kur më bullizonin sa isha adoleshente

    Insajderi
    04 March 2024 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Françeska Murati dhe Sara Gjordeni kanë sjell një situatë jo edhe aq të mirë në Big Brother VIP Albania 3.

    Derisa modelja shqiptare ishte në tualet, Sara e kishte mbyllur atë brenda.

    Më pas ato janë konfrontuar me njëra tjetrën, ku gati sa s’ka kaluar situata në përleshje fizike.

    ‘Vëlai i Madh’ ka marrë një vendim me dënim, ai e anuloi televotimin dhe solli një ‘zarf të zi’ brenda.

    Nga ai moment i mbylljes në tualet Françeskës i është kujtuar bullizimi që i është bërë sa ishte adoleshente.

    Kur kam qenë adoleshente kam qenë e bullizuar dhe një nga gjërat që kanë bërë më kanë mbyllur në tualet. Më torturonin në banjo, mu kujtua ajo situatë”, u shpreh ajo.

    E njëjta shtoi: “Këto gjëra nuk ia kam treguar as familjes time. Dikur kam qenë viktimë, nuk jam më”.

    Nga veprimi që ka bërë Sara pritet të shihet se cili do të jetë vendimi apo nëse ajo do të largohet përfundimisht nga shtëpia më e madhe në vend.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark