
Sara Gjordeni ka ndarë së fundmi një moment interesant me ndjekësit e saj në Instagram.
Në një story të postuar në profilin e saj, ajo ka bërë një pyetje që i ngjan një “peticioni të heshtur”, duke kërkuar që këngëtari Bardhi të rikthehet tek baladat e tij të dikurshme.
“Peticion qe Bardhi t’u kthehet baladave me tekst demoralizues, shkatërrues, krahëprerës fare”, ka shkruar Sara.
Dikur i njohur për këngë që preknin telat e shpirtit, Bardhi kohët e fundit është fokusuar më shumë tek ritmet ritmike dhe bashkëpunimet verore.
Ende nuk ka ndonjë reagim nga vetë Bardhi, por ndoshta mesazhi i Sarës do të jetë një shtysë për rikthimin e atyre këngëve që “shkulin shpirtin”, siç i kujtojnë fansat.