Gresa Gashi, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, ka folur për raportin që e ka jashtë shtëpisë me ish-finalisten Sara Kolamin, që sa ishin brenda shtëpisë bashkë patën një shoqëri, por më vonë pësuan krisje.
Në emisionin Weekend të Klan Kosovës, ajo ka theksuar se nuk janë takuar asnjëherë që nga përfundimit i shout më të madh televiziv në vend.
“Prej qe kemi dalë nuk kam pasë asnjë kontakt me të, nuk e kam problem jo vetëm me Sarën por me të gjithë banorët, ajo i ka hequr të gjitha fotografit që e i pati me mua. Unë ende i kam fotografit me të”.