Banorët e fshatit Saradran të Istogut janë ankuar se po rrezikohen nga dëmtimi i disa kabllove elektrike.
Lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar pamje në adresë të mediumit, ku shihet shtylla elektrike e vjerrë, teksa telat e rrymës janë të shtrirë në tokë.
Në bazë të autorit të videos, Saradrani si shkak i këtij problemi ka ngelur që katër ditë pa rrymë.
Sipas autorit, të gjithë banorët e fshatit janë përfshirë që të bëjnë një zgjidhje. /Insajderi.org/