Sarajeva me ankesë ndaj OKB-së për lirimin e Serbisë nga gjenocidi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sarajeva me ankesë ndaj OKB-së për lirimin e Serbisë nga gjenocidi

    Insajderi
    23 February 2017 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bosnje Hercegovina ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara të rikonsiderojë vendimin në vitin 2007 për mosnjohjen e krimeve serbe si gjenocid gjatë luftës së vitit 1992-95.

    Bakir Izetbegovic, anëtari mysliman boshnjak i presidencës së Bosnjës, tha se ankesa për vendimin është dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

    Kërkesa për rishqyrtim të vendimit u dërgua përkundër kundërshtimeve të anëtarit Mladen Ivanic nga pala serbe.

    Bosnje Hercegovina ka akuzuar Serbinë për luftën në vitin 1993, njofton REL.

    Gjykata e OKB-së në vitin 2007 mori vendim se masakra e vitit 1995 në Srebrenicë, ku mbetën të vrarë 8,000 myslimanë, ishte gjenocid, por Serbia nuk ishte përgjegjëse për krimin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark