Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka përmbyllur vizitën e tij zyrtare në Prishtinë me takimin e fundit në Kryeministri.
Pas këtij takimi me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, Sarrazin do të mbajë një konferencë për media në Aeroportin e Prishtinës.
Gjatë ditës, ai u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi e atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Përndryshe, në Kryeministri është parë duke hyrë edhe Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, i cili nuk u prononcua për media pas takimit.