S’arriti të hyjë në Kuvend, Haxhiu: Unë s’kam qenë asnjëherë pjesë e grupacioneve brenda partisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    S’arriti të hyjë në Kuvend, Haxhiu: Unë s’kam qenë asnjëherë pjesë e grupacioneve brenda partisë

    Insajderi
    25 July 2025 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bekim Haxhiu, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur për herë të parë pas mosrikthimit të tij në Kuvend. Ai tregoi se pavarësisht mungesës në listën e deputetëve të rinj, ka marrë një mbështetje të madhe nga qytetarët.

    “Kam marrë 18 mijë e 600 vota, dhe kjo është një shifër që më bën të ndihem i nderuar e i vlerësuar nga qytetarët. Në fakt, jam votuar më shumë se shumë deputetë aktualë të partive të tjera, përfshirë Vetëvendosjen”, deklaroi Haxhiu.

    Ai e cilësoi garën brenda PDK-së si shumë të fortë, duke theksuar se ka qenë një konkurrencë me njerëz të angazhuar dhe me vlera.

    “Ishte një garë e ndershme, dhe nuk kam asnjë ankesë – votuesit kanë vendosur”, shtoi ai.

    Sipas Haxhiut, një faktor që ka ndikuar në këtë rezultat është edhe ndryshimi i sistemit të votimit.

    “Votat preferenciale kanë sjellë formimin e grupacioneve brenda partive, e unë s’kam qenë asnjëherë pjesë e tyre. Kam punuar me përkushtim dhe me dinjitet, pa u përfshirë në kalkulime të tilla”, përfundoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark