Sasi të mëdha lëndësh narkotike me prejardhje nga Shqipëria janë bllokuar 24 orët e fundit në Itali dhe Greqi. Sipas burimeve zyrtare Policia italiane e Brindizit bllokoi 1 ton e 350 kg marijuana duke arrestuar dy trafikantë shqiptarë.
Rreth 80 kilogramë marijuanë u bllokuan nga Policia e Janinës në afërsi të kufirit me Shqipërinë. Sipas burimeve italiane droga e sekuestruar në Brindizi po transportohej nga brigjet shqiptare me një motoskaf nga Shqipëria ndërkohë që dy trafikantët shqiptarë u arrestuan.
Burimet italiane vlerësojë se nëse droga do tregëtohej në tregun italian shifrat e përfituara nga tregëtia me pakicë do shkonin në rreth 13 milionë euro. Policia italiane tha se lënda narkotike ishte e ndarë në 60 pako të mëdha të mbështjella për t`i rezistuar ujit.
Policia e Brindizit publikoi pamjet e operacionit ku skafistët shqiptarë përpiqen t`i shpëtojnë bllokimit në një ndjekje të rrezikshme në det nga roja bregdetare italiane. Pak ditë më parë po në Brindizi policia italiane bllokoi rreth 2 tonë marijuanë me prejardhje nga Shqipëria