Buka, vaji, mielli, derivatet e naftës, biletat e autobusëve dhe taksitë janë vetëm disa produkte të cilat janë shtrenjtuar sërish në tregun e Kosovës.
E çmim marramendës ka arritur shishja e vaji e cila tashmë kushton 3.49 euro, shkruan Insajderi.
Kjo ka ndodhur në një prej marketeve në Prishtine. Ngjashëm janë duke vepruar edhe shume markete nëpër Kosovë.
Madje, për tu vënë në panik qytetarët këto markete u kanë kufizuar edhe sasinë e blerjes së vajit. Në rast shkruan se vetëm katër shishe vaj është sasia e limituar që mund të marrë një qytetar.
Qytetarët po ankohen si për shtrenjtimin, ashtu edhe mungesën e këtij artikulli. Rritjet e javës së fundit më së shumti kanë goditur xhepin e qytetarëve që ende jetojnë me page minimale me 170 euro. /Insajderi.org