
Forcat gjermane të KFOR-it organizuan garën tradicionale ushtarake “Saulauf”, në kampin “Bondsteel” në Prishtinë.
Në gara morën pjesë 12 ekipe nga 5 vende të misionit të KFOR-it, përfshirë Finlandën, Gjermaninë, Poloninë, Letoninë dhe SHBA-në.
“Garesit i tejkaluan kufijtë e tyre përmes një vrapimi prej 6.5 km dhe 5 stacioneve intensive. Stacionet përfshinin tërheqjen e një kamioni, zhytjen nëpër akull, hedhjen e granatave, qitje me armë dhe transportimin e një të plagosuri prej 80 kg, pastaj secili ekip dha gjithçka. Në fund, Letonia shpalli fitoren.
Këto gara ndërtojnë më shumë sesa thjesht forcë – ato sigurojnë ndërtimin dhe ruajtjen e besimit, shoqërisë, solidaritetit, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit shumëkombësh brenda KFOR-it” thuhet në njoftim.