×
  • Lajme
  • Lajme

    SBASHK i bën ftesë publike Nagavcit për takim, paralajmëron veprime sindikale

    Insajderi
    01 November 2024 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    SBASHK ka dalë me një ftesë publike për takim drejtuar ministres Arbërie Nagavci.

    Me anë të një kumtese për media, nga kjo sindikatë thonë se kjo vjen pas shumë kërkesave me shkresa të dërguara me kërkesën për takim me qëllim që ta informojnë ministren për shqetësimet e anëtarësisë, por e para e arsimit ka vazhduar siç thuhet me qasjen e gabuar ndaj dialogut dhe me arsyetime se nuk po gjen kohë.

    “Ministre ndoshta të është bllokuar adresa elektronike, apo anëtarët e kabinetit tuaj nuk të kanë njoftuar për kërkesat tona dhe prandaj po të drejtohemi publikisht për të pasur një takim me ne dhe ju lutemi të rezervoni pak më shumë kohë për këtë sepse shqetësimet dhe kërkesat e anëtarësisë janë shtuar shumë dhe ne jemi të obliguar të t’i themi të gjitha në atë takim”.

    “Ne duke qenë të përkushtuar që çështjet të zgjidhen me dialog, u kemi dërguar lutje gjithë anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Arsim që ata ta mbajnë një takim dhe të na thërrasin neve dhe juve dhe të flasim hapur e të angazhohemi bashkërisht për dialog sepse e kundërta e bashkëbisedave, takimeve dhe dialogut, janë veprimet sindikale dhe kërkesat për to janë duke u shtuar”, thuhet në kumtesë.

    Tutje nga SBASHK i drejtohen Nagavcit duke i thënë se punëtorët e arsimit janë duke u deklaruar me nënshkrimet e tyre se “nëse bashkë me Qeverinë vazhdon kështu t’i ikin dialogut, atëherë do të shkohet në veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme dhe se në SBASHK vendoset ashtu siç thotë anëtarësia”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark