Sindikata e Bashkuar e Arsimit e ka kundërshtuar paralajmërimin se mësimdhënësit në Kosovë duhet t`u nënshtrohen testeve me shkrim.
Rrahman Jasharaj kryetari i SBASHK-ut, tha se është kundër kësaj kërkese pasi që kjo është degradim për mësimdhënësit.
“Po ashtu Ministria nuk ka kompetencë të vlerësojë dijen e mësimdhënësve sepse këtë e kanë bërë profesorët gjatë gjithë viteve”, tha ai.
Këtë kundërshtim e përkrahën edhe degët e tjera si ajo e Skënderajt, e Prizrenit e Malishevës por që kërkuan që të mos ketë test me shkrim por vetëm kontrolle shëndetësor.
“Punëtorët e arsimit kanë nevojë për një kontrollë shëndetësorë pasi që ka edhe të atillë që janë të sëmurë por për ta ruajtur vendin e punës shkojnë ashtu të sëmur, po ashtu ka edhe të atillë që kanë kohën e pensionimit”, tha Ramizi përfaqësues i SBASHK në Skenderaj. /Insajderi