SBAShK paralajmëron padi ndaj komunave në emër të mësimdhënësve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    SBAShK paralajmëron padi ndaj komunave në emër të mësimdhënësve

    Insajderi
    26 November 2016 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa mësimdhënës kosovarë kanë arritur që të marrin tri pagat me rastin e pensionimit, por vetëm pasi kanë bërë padi në gjykata ndaj komunave të cilave iu takojnë.

    Andaj, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka vendosur që të bëjë një padi në emër të të gjithë mësimdhënësve që nuk kanë marrë tri pagat me rastin e pensionimit dhe nuk po i marrin.

    Sipas kësaj sindikate janë vetëm disa veta që përmes gjykatës kanë realizuar të drejtën e tyre për t’iu takuar tri pagat me rastin e pensionimit.

    Kryesia e kësaj sindikate konfirmon se këta mësimdhënës kanë shpenzuar për avokatë, kurse tash SBASHK-u është në përgatitje të një padie për të gjitha komunat që e kanë obligim t’iu japin këto paga mësimdhënësve që po pensionohen dhe nuk po e bëjnë këtë.

    Padia do të jetë kolektive, që sipas udhëheqësve të SBASHK-ut iu kursen kohë dhe mund mësimdhënësve.

    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahaman Jasharaj, ka thënë për gazetën “Zëri” se përveç disa rasteve që kanë kërkuar nga organet e drejtësisë realizimin e së drejtës së tyre, mësimdhënësit tjerë nuk kanë marrë këto paga ende, njofton Zëri.

    Ai thotë se komunat nuk i janë përgjigjur kërkesës së SBASHK-ut. Jasharaj ka theksuar se tri pagat mësimdhënësve duhet t’iu kompensohen sipas ligjit nga niveli lokal dhe jo ai qendror.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark