Schlumberger: Pa financim të qëndrueshëm RTK nuk mund të zhvillohet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Schlumberger: Pa financim të qëndrueshëm RTK nuk mund të zhvillohet

    Insajderi
    14 March 2016 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë këtij muaji do të mbahen edhe tre tryeza të tjera, në të cilat Misioni do të konsultojë një spektër të gjerë ekspertësh rreth ndikimit që ka mungesa e financimit në transmetuesin publik dhe në politikën redaktuese.

    RTK nuk ka pasur financim të qëndrueshëm që nga viti 2009, kur gjykata suspendoi financimin e RTK-së përmes faturave të energjisë elektrike, me shqetësimin e shprehur për diskriminim dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

    “Jemi në vitin 2016 dhe ende janë duke u konsideruar opsionet e mundshme e të qëndrueshme të financimit të RTK-së, në pritje të një vendimi final. Çështjet e vazhdueshme që kanë të bëjnë  me mekanizmin e financimit dhe me Ligjin për RTK duhet të zgjidhen menjëherë,” tha Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, kryesuesi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, njofton përmes një komunikate zyra e OSBE-së për Kosovën.

    “Pa financim të qëndrueshëm, transmetuesi publik nuk mund të zhvillohet, gjegjësisht të ofrojë shërbim të plotë për audiencën e tij. Veç kësaj, vonesat e deritanishme në procesin e digjitalizimit vetëm sa përkeqësohen nga mungesa e financimit,” shtoi ai.

    Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mandat për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizim, dhe zhvillim të sektorit të sigurisë publike. Ai ndihmon në ruajtjen e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes, si dhe vepron në përkrahje të zhvillimit të mediave. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark