Scholz del për vrap në ditën e zgjedhjeve, partia e tij rrezikon humbje historike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Scholz del për vrap në ditën e zgjedhjeve, partia e tij rrezikon humbje historike

    Insajderi
    23 February 2025 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka dalë për vrap në ditën e zgjedhjeve, sipas raportimeve të Dutsche Welle, e cila publikoi një fotografi.

    “Qetësi olimpike – Vrap në ditën e votimeve! Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i shoqëruar nga truprojat bën vrap në ditën e zgjedhjeve. Sondazhet për partinë e tij SPD nuk janë aspak optimiste!”, thuhet në postimin e DW.

    SPD-ja e tij rrezikohet nga një humbje historike në zgjedhjet e sotme në Gjermani, sipas sondazheve.

    Çdo rezultat nën 20% do të ishte më i keqi për këtë parti në historinë e pasluftës – dhe sondazhet e tregojnë atë shumë larg këtij pragu, aktualisht në 14%. Olaf Scholz do të bëhej kështu kancelari me mandatin më të shkurtër në 50 vitet e fundit dhe i vetmi socialdemokrat që nuk ka arritur të rizgjidhet si kancelar, shkruan DW.

    Sipas sondazheve, Friedrich Merz ka shanset më të mira për të fituar kancelarinë. Kryetari i CDU-së udhëheq Unionin e CDU/CSU, i cili, pasi drejtoi vendin për 16 vjet, kaloi në opozitë në vitin 2021 dhe tani kërkon të rikthehet në pushtet. Në vendin e dytë, me rreth 20% të votave, është AfD-ja, një parti pjesërisht ekstremiste e djathtë. Kjo është dyfishi i rezultatit të saj në vitin 2021.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark