Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq kanë zhvilluar një bisedë telefonike.
Siç njofton qeveria gjermane, temë diskutimi ishte edhe dialogu Kosovë – Serbi.
“Kancelari foli edhe për rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për të,” thuhet në njoftim.
Kurse Scholz i ofroi mbështetjen gjermane Vuçiqit edhe për të siguruar standarde të larta mjedisore dhe të qëndrueshmërisë në minierat e litiumit në Serbi.
“Kancelari Federal ofroi mbështetjen gjermane, ndër të tjera, për të siguruar standarde të larta mjedisore dhe të qëndrueshmërisë në minierat e litiumit në Serbi. Ai iu referua projekteve përkatëse gjermane për minierat e litiumit dhe sugjeroi ndarjen e ekspertizës ekzistuese mbi projektimin e qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit të projekteve të tilla,” thuhet në njoftimin e qeverisë gjermane.