Scholz njofton datën e mocionit për rrëzimin e qeverisë së tij, Gjermania drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Scholz njofton datën e mocionit për rrëzimin e qeverisë së tij, Gjermania drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

    Insajderi
    06 November 2024 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka njoftuar se më 15 janar do të ketë mocion për rrëzimin e Qeverisë së tij, raporton DW.

    Kjo lëvizje mund ta çojë Gjermaninë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do t’i zhvendosnin ato për tu zhvilluar në mars të vitit të ardhshëm, ndonëse ishin planifikuar për vjeshtën e vitit 2025.

    Kriza e koalicionit te qendrës së majtë në Gjermani arriti pikën kritike sonte kur Kancelari gjerman Olaf Scholz ka vendosur të shkarkojë Ministrin e Financave, Christian Lindner.

    Shkarkimi i tij është konfirmuar nga zëdhënësi Steffen Hebestreit.

    Rreth dy javë më parë, i njëjti kishte kërkuar reforma gjithëpërfshirëse ekonomike, të cilat janë kundërshtuar nga dy partitë e tjera në koalicion.

    Përplasja në shpenzime vjen pasi ekonomia e Gjermanisë ka luftuar dhe po përballet me një vit tjetër recesioni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark