Ish-trajneri i Portugalisë, Luis Felipe Scolari, beson se Luis Figo ka pasur ndikim të madh në Cristiano Ronaldon.
Scolari që ka qenë trajner i Portugalisë nga vitit 2002 deri në vitin 2008, i pati dhuruar Ronaldos debutimin në kombëtaren portugeze në vitin 2004.
Atë kohë, Figo, fitues i Topit të Artë në vitin 2000, ka qenë lojtari më i rëndësishëm i kombëtares portugeze.
Dhe, sipas Scolarit, ai e ka ndihmuar Ronaldon drejt rrugës së një karriere të shkëlqyeshme.
“Prej të grihë lojtarëve që kam punuar sa kam qenë trajneri Portugalisë, ka qenë Figo që ka pasur rëndësi të madhe për Ronaldon,” ka thënë ai, njofton Goal.com
“Kur Ronaldo u bashkua ekipit kombëtar, i pari që ndihmoi atë ka qenë Figo. Ai e sfidonte atë me driblime dhe saktësi të shutimit, e nxiste që të punonte shumë dhe të bëhej futbollist më i mirë,” ka thënë Scolari./Insajderi.com