“S’do të ketë marrëveshje në Ohër”, Gazetari i BBC-së ‘vë bast’ 10 euro – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “S’do të ketë marrëveshje në Ohër”, Gazetari i BBC-së ‘vë bast’ 10 euro

    Insajderi
    18 March 2023 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Guy De Launey, gazetari i BBC-së i cili po qëndron në Ohër ka bërë një koment edhe për opozitën në Kosovë dhe atë në Serbi.

    “Escobari po flet për fundin e vitit si kohën për ta përmbyllur (marrëveshjen). Prandaj, ka shumë hapa prej tash deri në atë kohë. Por, opozita edhe në Kosovë e edhe në Serbi ka qenë goxha e butë deri tash. Të lodhur, apo po e ruajnë barutin?” – shkruan De Launey në profilin e tij në Twitter.

    Në një postim tjetër, De Launey i ka vënë në mënyrë sarkastike bast 10 euro se nuk do të kishte marrëveshje sot.

    “Po vë bast se takimi i shumëpritur i sotëm mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk do të rezultojë në marrëveshje.” – ka shkruar ai derisa shihet në fotografi teksa mban një kartmonedhë 10-euroshe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark