Aktualisht nuk ka trajtime efektive për të ndaluar përparimin e demencës. Prandaj, është e rëndësishme të identifikohen faktorët e rrezikut, veçanërisht ata që janë të modifikueshëm.
Studime të shumta kanë identifikuar se faktorët kryesorë të shfaqjes së kësaj sëmundjeje janë: Obeziteti, depresioni, hipertensioni dhe diabeti.
Nga ana tjetër, studimet po hetojnë për një lidhje të mundshme midis dëmtimit të shikimit dhe demencës.
Për studimin, studiuesit morën 12 mijë e 364 të rritur të moshës 55-73 vjeç midis vitit 2005 dhe 2010 dhe më pas i ndoqën për 11 vjet deri në vitin 2021. Gjatë kësaj kohe, ata regjistruan 2 mijë e 304 raste të demencës me të gjitha shkaqet, së bashku me 945 raste të sëmundjes së Alzheimerit dhe 513 rastet e demencës vaskulare.
Pjesëmarrësit me katarakt treguan një rrezik të shfaqjes së demencës prej 11 përqind dhe ata me sëmundje të lidhura me diabetin e syve kishin 61 përqind më shumë gjasa të përjetonin demencë.
Dëmtimi i shikimit mund të jetë një nga manifestimet e para të demencës, ku stimulimi i reduktuar i rrugëve shqisore vizuale mund të çojë në një përshpejtim të përparimit të tij.
Studiuesit gjithashtu theksuan se nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar nëse korrigjimi i humbjes së shikimit mund të zvogëlojë rrezikun e rënies njohëse.
Sipas ekspertëve nëse jeni duke përjetuar humbje të shikimit, është e rëndësishme të konsultoheni me një okulist për të eksploruar mundësitë e korrigjimit të shikimit.
Autorët arrijnë në përfundimin se katarakti dhe sëmundjet e syve të lidhura me diabetin, shoqërohen me një rrezik në rritje të demencës.