Së bashku t’i ndihmojmë LULIT! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Së bashku t’i ndihmojmë LULIT!

    Insajderi
    03 April 2024 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tash e një kohë, aktori Lulzim Rexha (Luli) është diagnostikuar me një formë të rrallë të kancerit, që njihet si “Ewing Sarcoma”. Ballafaqimin me këtë sëmundje dhe trajtimin e saj, Luli është duke e vazhduar në Gjermani.

    Kostot e trajtimit i tejkalojnë mundësitë financiare të familjes. Andaj, shoqeria dhe familja e Lulit kanë hapur një Go found me për të grumbulluar mejte financiare për të i’a lehtësuar të paktën financiarisht këtë barrë Lulit dhe familjes së tij.

    Përveç kësaj forme për të grumbulluar mjete financiare, në përkrahje ka dalur dhe “Bamboo Bar” në udhëheqje të Arian Hencit, i njohur si “Ministri i Kënaqësisë”, i cili ka organizuar një ndejë në përkrahje të Lulit ku do të marrin pjesë artistat si: Vedat Bajrami, Armond Morina, Fatmir Spahiu, Denik Prizreni, Faton Isufi, Xhaner Gashi dhe Dj. Dagz & PM.

    Te gjitha mjetet që grumbullohen i dedikohen shërimit të Lulit. Andaj, ftohen të gjithë ata persona të vullentit të mirë të bëhen pjesë e këtij organizimi humanitar në mbrëmjen e datës 4 prill.
    Të gjithë për Lulin!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark