“Se harroj” – E pyesin për Loredanën, Jozi ‘ngacmon’ fansat me përgjigjen - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Se harroj” – E pyesin për Loredanën, Jozi ‘ngacmon’ fansat me përgjigjen

    Insajderi
    30 June 2025 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pyetjet për këngëtarin kanë qenë të shumta dhe të ndryshme, nga jeta private tek ajo profesionale

    Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Joz Marku, ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në “Instagram”.

    Pyetjet për këngëtarin kanë qenë të shumta dhe të ndryshme, nga jeta private tek ajo profesionale. E sigurisht që ndjekësit kanë qenë kuriozë që të dinë edhe rreth raportit të tij me ish-banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Dikush i ka shkruar shkurt ‘arroje’, duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur. Kjo fjalë është përdorur nga Loredana Brati, me të cilin Jozi nisi një romancë brenda shtëpisë së BBV 4, e fansat duan të dinë se çfarë po ndodh me ata të dy jashtë.

    “Se arroj jo”, është përgjigjur shumë shkurt edhe Jozi. 

    Ndërsa i pyetur: “Po me Loredanën si asgjë s’po marrim vesh ça bëhet”, këngëtari ka kthyer një përgjigje që ka ngritur dyshime për marrëdhënien e tyre.

    “Vlla çiftet i kalojnë do faza, zihu-pajtohu-zihu-pajtohu. Ndryshe s’ka kuptim”, ka shkruar Jozi në “Instastory”, duke mos zbuluar nëse janë apo jo bashkë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark