S’e ka origjinën prej Rusisë, ja 6 fakte për pijen e preferuar të kosovarëve – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    S’e ka origjinën prej Rusisë, ja 6 fakte për pijen e preferuar të kosovarëve

    Insajderi
    14 April 2022 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çaji i zi përbën një ndër preferencat kryesore të njerëzve, kjo si rezultat i përfitimeve shëndetësore që ai sjellë.

    Sa më shumë të oksidohen gjethet e çajit, aq më aromatik do të jetë ai dhe aq e lartë do të jetë përmbajtja e kafeinës.

    Më poshtë ju sjelli 6 fakte që s’i keni ditur rreth çajit të zi, apo çaj rusit siç e njohim ne:

    1. Redukton stresin

    Çaji i zi, ka aftësi t’ia mundësojë trupit tonë të këndellet pas situatave steresuese. Në fakt konsumimi i këtij çaji nuk parandalon stresin por, veprimi i tij fillon gjysmë ore pasi të konsumohet, thonë hulumtuesit.

    2. Çaj i zi apo çaji i rusit nuk rrjedh nga Rusia

    Çaji i tillë prodhohet më së shumti në Indi dhe Shri Lanka, por gjatë luftërave të ndryshme të cilat janë zhvilluar në kohërat e lashta, këtë çaj e përdori ushtria ruse, sepse në atë kohë ushqim kryesor ishte buka, dhe kishte mungesë të pijeve.

     3. Çaji i zi në ish-Jugosllavi, ka ardhur si produkt nga Rusia, dhe për këtë arsye, në atë kohë i janë referuar si çaj i rusit dhe jo si çaj i zi.

    4. Shija e çajit varet nga  kualiteti i çajit, uji në të cilin zihet dhe ena në të cilën përgatitet.

    5. Do të ishte ideale që uji për çaj të jetë pa klor, ena për zierjen e tij nga një material neutral, ndërsa ibriku i çajit nga qelqi ose porcelani.

    6. Aroma e çajit të zi ka veti që të rezistojë për kohë më të gjata, krahasuar me të gjitha format e çajit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark