×
  • Lajme
  • Lajme

    “S’e kam pa kush i ka ra plumb n’kry“, dëshmitari rrëfen për vrasjen e vëllait të tij nga paramilitarët serbë

    Insajderi
    02 July 2024 - 20:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në seancën martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Millorad Gjokoviq i cili po akuzohet për krime lufte, dëshmitari Ferat Morina vazhdoi dëshminë e nisur nga seanca e kaluar, ku rrëfeu për vrasjen e E.M. (vëllait të tij), nga paramilitarët serbë më 1999.

    “Unë e kam pa kur u rrëzu… s’e kam pa kush i ka ra plumb në kry”, tha dëshmitari Morina, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Lidhur me të akuzuarin Gjokoviq, dëshmitari Morina thotë se nuk e kishte njohur se kush ka qenë, por vetëm si figurë dhe shton se për të kishte mësuar kush është pas luftës.

    Në seancën martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Millorad Gjokoviq i cili po akuzohet për krime lufte, dëshmitari Ferat Morina vazhdoi dëshminë e nisur nga seanca e kaluar, ku rrëfeu për vrasjen e E.M. (vëllait të tij), nga paramilitarët serbë më 1999.

    “Gjykatë me gjithë respektin, që të mos lejoni të përsëriten pyetjet e mia, dikun 40% e pyetjeve që i kam bë në senacën e kaluar”, shtoi prokurori.

    Kurse, gjykatësi Kurtaj refuzoi përmes aktvendimit pyetjen e avokatit.

    Në këtë shqyrtim gjyqësor, gjykatësi Kurtaj i ka tërhequr vërejtjen prokurorit Morina dhe avokatit Vasiq, me arsyetimin se po diskutonin në senacë pa lejen e Gjykatës.

    Fillimisht, gjykatësi Kurtaj njoftoi palët në procedurë për ndryshimin e përbërjes së trupit gjykues. Gjykatësja Valbona Musliu-Selimaj ai tha se nuk do të jetë më pjesë e këtij shqyrtimi gjyqësor, në vend të saj do të vazhdojë gjyktësi Vesel Ismaili.

    Andaj, gjykimi filloi rishtazi dhe në pajtim me palët në procedurë, u konsideruan të lexuara të gjitha deklaratat, shkresat dhe provat deri më tani.

    Ndryshimin e përbërjes së trupit gjykues, nuk e kundërshtoi prokurori Morina, e as mbrojtja e të akuzuarit, avokatët Vasiq e Arsiq, me të mbrotjurin e tyre.

    Gjykatësi Kurtaj njoftoi se në këtë seancë prezente është edhe prokurorja Ajshe Ferati.

    Në këtë seancë, ishte e paraparë të dëgjohej dhe dëshmitari tjetër Halit Gashi, por gjykatësi Kurtaj, lidhur me dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë tha se do të vazhdohet në senacat e radhës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark