“Se kemi prit prej tij”, flet kushëriri i burrit që vrau gruan dhe djalin e tij – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Se kemi prit prej tij”, flet kushëriri i burrit që vrau gruan dhe djalin e tij

    Insajderi
    28 July 2023 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Rufcë të Komunës së Lipjanit. Atje ka ndodhur një vrasje e trefishtë. Abedin Bekteshi ka vrarë gruan dhe djalin e tij.

    Kushëriri i tij tha për Gazetën Insajderi se i ndjëri ishte punëtor ndërsa tha se djali i tij kishte sëmundje mëndore.

    “Ai ka qene shume punëtor, shpijnë ma ka maru vet. Djalin e ka pas me probleme mendore po s’ka bo kurrë ë gjest të keq. Jemi tmerru shumë se di çka me than se kemi prit prej tij kurrë”, tha kushëriri i rij.

    Pak më parë Insajderi raportoi se Abedin Bekteshi i cili punonte si teknik në shkollën e fshatit Rufc, rreth 60 vjeçar ka vrarë gruan e tij dhe më pas djalin afro 24 vjeçar.

    Deri më tani akoma nuk dihet se cilat ishin motivet që çuan në vrasjen e trefishtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark