Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit R.J, i cili dyshohet se dhunoi fizikisht bashkjetuesen e tij, shkruan Insajderi.
I njëjti sipas prokurorisë dyshet se datë 08 Gusht 2024, rreth orës 07:30 në Ferizaj, rruga, “Gëzim Sahiti”, përkatësisht në një market, i pandehuri me qëllim të ushtrimit të pushtetit dhe cenimit të dinjitetit ndaj të dëmtuarës-dashurës së tij B.B., me të cilën bashkëjeton, ka ushtruar dhunë fizike.
Ky veprim i tij bie në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore.
Gjithçka sipas prokurorisë dyshohet se ndodhi pasi gruaja donte të dilte, dhe i dashuri (dhunuesi) e kundërshtoi duke eskaluar edhe në sulm fizik.
“…në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të ndodhur aty për aty rreth daljes së të dëmtuarës nga shtëpia, më pas e godet njëherë me grusht në anën e majtë të fytyrës, e kap për flokë duke e tërhequr zvarrë derisa e rrëzon dhe e godet njëherë me shqelm pas kokës, me të cilën ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, nga neni 248 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
I pandehuri që nga data 12 Gusht 2024, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.
/Insajderi