Së paku 105 civilë të vrarë nga sulmet ajrore të ShBA-ve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Së paku 105 civilë të vrarë nga sulmet ajrore të ShBA-ve

    Insajderi
    26 May 2017 - 08:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Së paku 105 civilë janë vrarë në sulmin ajror të Shteteve të Bashkuara në qytetin verior irakian, Mosul, në muajin mars të këtij viti, ka konkluduar një raport i ushtrisë amerikane.

    Cak i bombës së hedhur më 17 mars ishin dy snajperë të grupit ekstremist, Shteti Islamik, tha mbrëmë hetuesi udhëheqës, gjeneral Mattheë Isler.

    Ky sulm e kishte aktivizuar eksplozivin të cilin militantët e kishin vendosur në një ndërtesë, tha ky gjeneral amerikan dhe ka shtuar se 101 civilë, të tubuar në katet e poshtme të ndërtesës, ishin vrarë derisa ajo ishte shkatërruar, ndërsa katër të tjerë ishin vrarë në ndërtesën e afërt.

    Nuk dihet asgjë për 36 civilë të tjerë.

    Shtetet e Bashkuara më herët patën pranuar se “me gjasë” kishin rol në këto vrasje, por se kjo ishte e paqëllimshme, njofton rel.

    Në më muajin tetor të vitit të kaluar, forcat e qeverisë së Irakut e kanë lansuar një ofensivë madhore, të mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për sulme ajrore, për rimarrjen e qytetit Mosul, që është baza kryesore e militantëve të Shtetit Islamik në Irak.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark